Mediumet evropiane kanë nisur tashmë me zbulimin e favoritëve për tu kurorëzuar me titullin e Kampionit Botëror “Rusia 2018”, ku Brazili ka gjasat më të mëdha për tu stolisur në fund me titullin e më të mirit.
Kampionatit Botëror, i cili do mbahet në verën e vitit 2018 në Rusi do të jetë shumë interesant shkaku i formës së lartë dhe organikës së kombëtareve të mëdha që do marrin pjesë.
Por, kush do të jetë favoritë në mesin e shumë kombëtareve të mëdha që do marrin pjesë, përjashto Italinë dhe Holandën?!
Sipas mediumit të njohur Opta, favoriti kryesor për të fituar Kupën e Botës në Rusi është kombëtarja latine e Brazilit.
Kombëtarja e Brazilit ka gjasat më të mëdha për të fituar dhe është kuotuar me 14.2 për qind, duke lënë pas vete Gjermaninë në vend të dytë me 11.4 për qind mundësi për tu stolisur me titullin e më të mirit.
Në vendin e tretë gjendet Argjentina e Lionel Messit, që për të fituar Kampionatin Botëror ka gjasa prej 10.9 për qind.
Vendi i katërt i takon kombëtares franceze me 10.5 për qind të gjasave për të fituar, ndërsa pas tyre vjen Spanja me vetëm 9.3 për qind.
Në vendin e gjashtë renditet Belgjika me 3.8 për qind, ndërsa fituesi i Euro 2016, Portugalia, renditet vetëm në pozitën e shtatë me 3.3 për qind.
Tre pozitat e fundit janë të rezervuara nga kombëtarja e Uruguait, ajo e Kolumbisë dhe Japonia. /Telegrafi/
Shanset për të fituar Kupën e Botës: