Janë zbuluar ashtu siç ishte pritur fanellat e reja të përfaqësueses në prag të ndeshjeve në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kosova do të luajë nga shtatori në Ligën e Kombeve, një format i ri i kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Dhe, FFK ashtu siç kishte paralajmëruar ka prezantuar ribrendimin në prag të këtyre ndeshjeve.
Kosova vjen me tri fanella me dizajn të ri mjaft të bukur.
Fanella e parë për ndeshjet si vendas është fanella me ngjyrë të kaltër dhe vija e numër të verdhë.
Fanella e dytë ajo si mysafir është e verdhë me vija e numër të kaltër, e me dizajn të njëjtë.
Risi është fanella e tretë, me ngjyrë të zezë dhe vija e numër të verdhë, e cila duket mjaft e bukur.
Në anën tjetër është prezantuar edhe logo e re e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).
Një logo mjaft e thjeshtë kjo e cila pritet të përballet me kritika, ku shihet një top i vizatuar me dorë të lirë dhe gjashtë yjet e flamurit shtetëror të Kosovës.
Si do që të jetë, Kosova fillon ndeshjet e saj në shtator dhe me stadiumin e qytetit të Prishtinës që është në prag të përfundimit, do të shijojmë përfaqësuesen në fanellat e reja të prodhuesit zviceran Fourteen, që duken vërtet shumë të bukura e po ashtu shpresojmë se do t’i sjellin fat djemve reprezentues të Kosovës. /Telegrafi/