Juventusi pritet të debutojë me fanellën e re të Adidas për sezonin 2023-24 këtë fundjavë kundër Cremonese dhe disa fotot të Paul Pogbas kanë rrjedhur në rrjetet sociale.
Fotot u publikuan nga La Maglia Bianconera dhe përfshijnë edhe anëtarët e ekipit të femrave të Juventusit duke modeluar me fanellën.
Tashmë kishte pasur disa foto të fanellës gjatë muajve të fundit dhe ato janë konfirmuar si të sakta.
Dizajni u krijua nga Adidas për edicionin 2023/24.
Zgjedhja e Pogbas si modeli kryesor tregon rëndësinë e tij për ekipin sezonin e ardhshëm, pasi mezi është paraqitur këtë sezon për shkak të një sërë problemesh dëmtimesh që nga ardhja e tij nga Manchester United si lojtar i lirë. /Telegrafi/