Kanë rrjedhur informacione dhe foto për fanellat e reja të Juventusi për sezonin 2018/2019.
Juventusi mbetet një nga skuadrat me ndikimin më të madh në botën e futbollit, prej atyre që shesin shumë fanella.
Këtë edicion ata kanë fanella mjaftë të bukura, por ato të sezonit të ardhshëm priten të jenë një nivel më lartë.
Fanella e parë pritet t’i ketë ngjyrat tradicionale, por me vija bardhë e zi më të trasha.
Fanella e dytë pritet të jetë e zezë, me një vizatim më mes, që simbolizon qytetin e Torinos.
Ndërsa e treta do të jetë e hirtë me të zezë, shumë e bukur për tifozët.
Juventusi ditë më parë nxori në shitje edhe 1897 fanella unike që simbolizojnë vitin e themelimit.
Këto fanella janë shitur shumë shpejtë për nderë të 120 vjetorit të klubit. /Telegrafi/