PSG ka pësuar një humbje tejet të vështirë nga Barcelona 6-1.
Kjo humbje bëri që kampionët e Francës të eliminohen nga Liga e Kampionëve edhe pse fituan ndeshjen e parë 4-0.
Por e përditshmja franceze L’Equipe ka zbuluar edhe fajtorët kryesorë për këtë disfatë.
Kompania e veshmbathjeve, Puma ka organizuar një ndejë në Barcelonë dhe në të ishin pjesëmarrës edhe dy mesfushorët e Parisit, Matuidi dhe Verratti.
Përpos dy yjeve të PSG-së, aty ishte edhe këngëtarja e famshme Rihanna e cila qëndroi së bashku me francezin dhe italianin.
Dëshmitarët i kanë thënë L’Equipe-s se lojtarët janë larguar nga lokali vetëm pas orës një pas mesnate.
E gjitha kjo ndodhi të hënën mbrëma, ndërsa gazeta franceze i ka akuzuar ata për jo profesionalizëm. /Telegrafi/