Site icon Telegrafi

Zbulohen emrat e udhëheqësve botërorë, të përfshirë në skandalin “Paradise Papers”

Janë më shumë se 120 politikanë dhe udhëheqës botërorë të përfshirë në skandalin e “Paradise Papers”.

Në linkun më poshtë, rrjeti i gazetarëve investigativ ka renditur disa nga udhëheqësit dhe politikanët botërore që janë përfshirë në shoqëritë “off shore” duke filluar me emrin e ministrit të Agrikulturës së Brazilit, e më pas me ish-gjeneralin Wesley Clark.

Më tej vijon ministri i jashtëm i Ugandës, ish-kancelari i Austrisë, ish-ministri i Mbrojtjes së Arabisë Saudite, ish-ministrja e Agrikulturës së Kenisë, ish-ministri i Energjisë dhe Tregtisë i Kazakistanit, ish-ministri i gazit dhe hidrokarbureve të Kazakistanit, ish-ministri për Sigurinë i Meksikës, ish-presidenti i Kosta Rikës, tre ish-kryeministra të Kanadasë, ish-kryeministrja e Japonisë.

Emrat vijojnë nga ish-sekretarja e Tregtisë së SHBA-vë, ish-sekretari i Thesarit dhe Tregtisë i Britanisë së Madhe, ish-zv/presidenti i El Salvatorit, ministri i Financave të Brazilit, kryetari i opozitës së Indonezisë, presidenti i Kolumbisë, presidenti i Senatit të Nigerisë, dy djemtë e ish-kryeministrit të Turqisë, mbretëresha e Jordanisë, mbretëresha e Anglisë, sekretari për Tregtinë i SHBA-ve, sekretari i Shtetit, zv-kryeministri i Ukrainës… etj.

Për detaje, klikoni: KËTU!

Exit mobile version