Lojtari i Barcelonës, fanella e të cilit është më e kërkuara dhe më e shitura këtë sezon është zbuluar të jetë Memphis Depay.
Sipas gazetarit spanjoll Gerard Romero, i cili shkroi në Twitter, fanella e Depayt është shitur më së shumti këtë sezon.
Pas sulmuesit holandez të ardhur këtë verë, fanellat tjera më të shituara janë ato të Frenkie de Jong dhe Ansu Fati.
Memphis’ shirts sells best, followed by Frenkie de Jong’s and Ansu Fati’s. [@gerardromero]
— barcacentre (@barcacentre) September 22, 2021
Kjo do të vijë si një befasi për shumë njerëz, veçanërisht pasi Depay është i ri në Camp Nou, pasi është transferuar vetëm në qershor, por e ka nisur mirë aventurën duke shënuar dy herë në katër ndeshjet e tij të para për klubin.
Nëse shitjet e 28-vjeçarit do të arrijnë ato të ish-yllit Lionel Messi, kjo mbetet për t’u parë.
Sipas gazetës Marca, fanella e famshme e argjentinasit me numrin 10 (e cila tani vishet nga Fati) përbënte 80 për qind të shitjeve të fanellave të Barcelonës dhe solli të ardhura prej rreth 20 deri në 30 milionë euro në vit.
Romero gjithashtu zbuloi se fanella e tretë e Barcelonës është bërë fanella më e shitur e sezonit brenda vetëm disa javësh pasi u zbulua.
Kjo fanellë do të vishet ekskluzivisht në Ligën e Kampionëve këtë sezon si nga ekipet e meshkujve ashtu edhe të grave dhe është një nga disa fanellat e treta të preferuara këtë sezon. /Telegrafi/