Qyteti Bordeaux është shpallur qyteti më i mirë në botë nga Lonley Planet’s Best in Travel 2017.
Falë verës së mirë, ‘revolucionit në gastronomi’ dhe trenave të shpejtë, qyteti francez ka fituar epitetin e qytetit më të mirë në botë, transmeton Telegrafi.
Në vend të dytë është renditur Cape Town i pasuar nga qyteti amerikan Los Angeles, derisa top pesëshen e kanë përmbyllur Merida (Meksikë) dhe Ohri i Maqedonisë.
Më poshtë mund ta shihni listën e plotë të 10 qyteteve më të mira në botë:
Bordeaux, Francë
Cape Town, Afrika e Jugut
Los Angeles, SHBA
Mérida, Meksikë
Ohri, Maqedonia
Pistoia, Italia
Seul, Koreja e Jugut
Lisbona, Portugalia
Moskë, Rusia
Portland (Oregon), SHBA. /Telegrafi/