Site icon Telegrafi

Zbulohen dy raste me coronavirus në Itali, ministri i shëndetësisë thotë se virusi është izoluar

Në Itali janë zbuluar dy raste me coronavirus, duke rritur frikën se mund të ketë edhe të prekur të tjerë.

Por, ministri i shëndetësisë Roberto Speranza, i ka hequr të gjitha dyshime, duke shtuar se ky lajm është me rrëndësi kombëtare, transmeton Telegrafi.

“Kur izolohet virusi, ka më shumë mundësi për ta studiuar, për ta verifikuar dhe kuptuar më mirë, se çfarë mund të bëhet për parandalimin e përhapjes”, ka thënë Speranza.

Sipas ministrit që e konsideroi izolimin si lajm me rrëndësi kombëtare, Italia është vend i hapur për studim dhe mund të jetë ndihmesë për shtetet tjera, si referencë ndaj kësaj sëmundjeje.

Deri më tani, janë dy raste të zbuluara me coronavirus, që janë dy kinezë që po trajtohen në spital, ndërsa nuk ka rrezik për të prekur të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version