Dy emigrantë ilegalë nga Pakistani janë zbuluar dje në bagazhin e një automjeti të cilin e ka drejtuar një shkupjan 23 vjeçar, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Personat, siç njoftoi sot MPB-ja, janë zbuluar dje rreth orës 22:45 në afërsi të Demir Kapisë në autostradën në drejtimin Gjevegjeli-Shkup. Automjeti është drejtuar nga N.N , i cili është arrestuar dhe mbajtur në stacion policor.
Kundër tij do të parashtrohet padi penale për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale “kontrabandim me emigrantë”. Emigrantët do të vendosen në Qendrën për pranim për të huaj. /Telegrafi/