Luis Diaz është lidhur me një kalim te Barcelona dhe PSG për një kohë të gjatë.
Liverpool Echo raporton se klubi anglez do të ishte gati të ndante rrugët me kolumbianin nën dy kushte.
Së pari, klubi i interesuar duhet të paguajë një tarifë prej 90 milionë euro për sulmuesin.
Së dyti, Reds duhet të gjejnë një zëvendësues përpara se të realizojnë shitjen e lojtarit.
Diaz bëri 37 paraqitje në Ligën Premier për Reds sezonin e kaluar, duke shënuar tetë gola dhe duke dhënë pesë asistime. /Telegrafi/