Site icon Telegrafi

Zbulohen dy klubet e mëdha të Ligës Premier që kundërshtuan blerjen e Newcastle United nga miliarderët arabë

Liverpooli dhe Tottenham Hotspur ishin ndër klubet e Ligës Premier që kundërshtuan blerjen e Newcastle United.

Konsorciumi i mbështetur nga Arabia Saudite u tërhoq nga marrëveshja për të blerë Newcastle të enjten pas një procesi të stërzgjatur.

Marrëveshja e madhe ishte akoma duke u shqyrtuar nën provën e pronarëve dhe drejtorëve të Ligës Premier me Fondin e Investimeve Publike të Arabisë Saudite duke mos dalë nga durimi dhe duke tërhequr ofertën e tyre.

Lexo po ashtu Merr fund ëndrra e tifozëve të Newcastle, investitorët arabë heqin dorë përfundimisht nga blerja e aksioneve të klubit anglez

Mediat angleze raportojnë se kampionët anglezë të Liverpoolit dhe Spurs ishin midis klubeve që ishin kundër blerjes së Newcastle nga arabët.

‘Laraskat’ ishin në prag të bërjes së klubit më të pasur në futbollin botëror para se marrja e pronësisë të dështojë.

Gruaja biznesmene britanike, Amanda Staveley, e cila ishte pjesë e ofertës, ka thënë se ekipi është “zemërthyer” për vendimin, ndërsa nuk hezitoi t’i fajësojë edhe klubet e Ligës Premier për dështimin e shitblerjes së klubit.

Marrëveshja ishte me vlerë prej 300 milionë eurosh, por Grupi i Investimeve ka vendosur t’i japë fund interesit të tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version