Pas mbledhjes urgjente të bordit të mërkurën në mbrëmje, Xavi thuhet se ka rënë dakord të vazhdojë te Barcelona sezonin e ardhshëm.
Nesër (25 prill) pritet të bëjë një deklaratë publike presidenti i klubit, Joan Laporta, duke shpjeguar të gjitha detajet e vazhdimësisë së Xavit në ekip.
Natyrisht, disa prej tyre tashmë janë zbuluar nga gazetarët.
Sipas Gerard Romeros, trajnerit të katalunasëve iu kërkua të ndërrojë sistemin e lojës së tij.
Për më tepër, bordi i klubit dëshiron që Xavi të zëvendësojë vëllain e tij Oscar Hernandez me ish-ndihmës trajnerin e Pep Guardiolës, Domenec Torrent.
Për ata që nuk e dinë, Torrent iu bashkua stafit stërvitor të Barca B në 2007, më pas mori një promovim në skuadrën e parë dhe e ndoqi Guardiolën kudo që shkoi deri në vitin 2018.
Bordi beson se ai është shumë më me përvojë se Oscar dhe do të ishte i përshtatshëm për Xavin.
Megjithatë, mbetet e paqartë nëse ai pranoi ndonjë nga këto kushte. Më shumë do të dihet të enjten. /Telegrafi/