Telegrafi

Zbulohen disa detaje tjera të kontratës marramendëse, Salah mund të fitojë shumë më shumë se sa mendohej më parë

Mohamed Salah mund të fitojë më shumë se 400 mijë funte apo 465 mijë euro në javë te Liverpooli nëse shpërblimet e lidhura me performancën paguhen në kontratën e tij të re në Anfield.

Salah, 30 vjeç, e angazhoi të ardhmen e tij afatgjatë te Liverpooli duke nënshkruar një marrëveshje të re trevjeçare me klubin të premten pas disa muajsh negociatash të zgjatura për rinovimin e kontratës.

Egjiptiani bëhet lojtari më i paguar në historinë e Liverpoolit pas nënshkrimit të marrëveshjes së tij të re, me shumicën e raporteve që pretendojnë se ai do të fitojë 350 mijë funte apo rreth 405 mijë euro në javë sipas kushteve të kontratës së tij të re.

Lexo po ashtu Zyrtare: Mohamed Salah vazhdon kontratën me Liverpoolin dhe bëhet lojtari më i paguar në histori të The Reds

Megjithatë, një raport i ri nga mediumi Liverpool Echo pretendon se sulmuesi mund të përfundojë duke fituar shumë më shumë se kjo shifër nëse ai vazhdon të paraqitet mirë.

Raporti, i cili pretendon të sigurojë ‘historinë e brendshme’ të negociatave të kontratës së Salah me Reds, thotë se egjiptiani ka rënë dakord për një marrëveshje ‘shumë të stimuluar’ që mund të ‘tejkalojë shifrën prej 400 mijë funtesh (465 mijë euro) nëse plotësohen kriteret e tij të bazuara në performancë’.

Kriteret thuhet se përqendrohen rreth kontributit në gola dhe asistime, të cilat thuhet se shihen si ‘të arritshme’ nga Salah.

Pretendohet se struktura e gjerë e kontratës është rënë dakord rreth fundit të vitit gjatë bisedimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/