Dhjetë migrantë nga Siria dhe Pakistani mbrëmë në mesnatë janë zbuluar në rrugën Gjevgjeli-Negotinë, ndërsa shoferi i makinës është arrestuar dhe ndaj tij do të ngritet padi penale.
Këtë informacion sot e konfirmoi zëdhënësi i SPB Veles, Veroljub Dodevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Mbrëmë rreth orës 24 është ndaluar makina “Peugeot” me regjistrim të Radovishit, e drejtuar nga personi A.A (25) nga Shkupi. Pas kontrolleve të kryera nga zyrtarët policorë, janë zbuluar 10 migrantë nga Siria dhe Pakistani”, tha Dodevski.
Nga ana e zyrtarëve policorë të stacionit në Negotinë, shoferi është arrestuar dhe ndaj tij do të ngritet padi penale në Prokurorinë Themelore Publike./Telegrafi/