Një ditë pas ditëlindjes së tij të 29-të në maj, Olalekan Jacob Ponle postoi një fotografi në Instagramin e tij duke qëndruar ngjitur me një Lamborghini të verdhë në Dubai.
“Ndaloni t’i lejoni njerëzit t’ju bëjnë të ndiheni fajtorë për pasurinë që keni fituar”, paralajmëroi ai, që dukej i veshur me stoli dhe rroba të shtrenjta, nga koka tek këmbët.
Një muaj më vonë, nigeriani, i cili shfaqet me emrin “mrwoodbery” në Instagram, u arrestua nga Policia e Dubait për dyshime për pastrim parash dhe mashtrim në internet.
Ndërkohë, siç shkruan BBC, përcjell Telegrafi, më i famshmi nga dhjetëra afrikanët, të përzgjedhur në operacionin dramatik, ishte 37-vjeçari Ramon Olorunwa Abbas, “hushpuppi” ose thjesht “hush”, siç ishte njohur nga 2.4 milionë ndjekësit e tij në Instagram.
Kështu, policia në Emirate thotë se ata zbuluan 40 milionë dollarë para, 13 makina luksoze me vlerë 6.8 milionë dollarë, 21 kompjuterë, 47 telefona të mençur dhe adresat e gati dy milionë viktimave të pretenduara.
Z. Abbas dhe z. Ponle u ekstraduan të dy në SHBA dhe u akuzuan në një gjykatë të Çikagos me komplot për të kryer mashtrim dhe duke pastruar qindra miliona dollarë të marra nga krimet në internet.
Të dyve nuk është iu kërkuar ende të vetëdeklarohen dhe supozohet se janë të pafajshëm derisa të provohen fajtorë.
Siç shkruan më tej BBC, kjo është “goditje spektakolare” për të dy burrat nigerianë që dokumentuan gjerësisht stilin e jetës së tyre të lartë në mediat sociale, duke ngritur pikëpyetje në lidhje me burimet e pasurisë së tyre. /Telegrafi/