Janë bërë publike kushtet e kontratës që Antonio Conte pritet ta nënshkruajë me Chelsean.
Strategu italian pritet ta marrë drejtimin e Bluve nga sezoni i ardhshëm dhe klubi anglez i ka bërë një ofertë që vështirë mund ta refuzojë.
Sipas Gazzetta World, ish-trajnerit të Juventusit i janë ofruar 5.2 milionë funte (6.5 milionë euro) për sezon, ndërsa kohëzgjatja e kontratës është deri në vitin 2019.
Së bashku me Conten drejt Londrës do të shkojë edhe stafi i tij, i përbërë nga vëllai i trajnerit, Gianluca, pastaj Angelo Alessio, Massimo Carrera, Mauro Sandreani e Paolo Bertelli.
Italiani aktualisht e udhëheq përfaqësuesen e Italisë dhe këtë punë do ta bëjë deri në fund të ‘Euro 2016’. /Telegrafi/