Site icon Telegrafi

Zbulohen detajet e vdekjes së tre fëmijëve në Veles

Fëmijët e moshës një, dy dhe katër vjeç, të cilët u dogjën në zjarr, ishin të vetëm dhe të mbyllur në shtëpi në Veles, ndërsa prindërit e tyre ishin duke blerë në dyqan, tha zëdhënësi i SPB-së në Veles, Verolub Dodevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Familja ka qenë në gjendje të vështirë sociale, ka jetuar në një ndërtesë të izoluar dhe improvizuar, ndërsa brenda nuk ka pasur rrymë, as ujë, por nuk dihet ende se çka e ka shkaktuar zjarrin.

Lexo po ashtu Tre fëmijë janë djegur nga një shpërthim i zjarrit në Veles

Pas lajmërimit nga fqinjët të cilët kanë jetuar 100 metra afër tyre, ndërsa pastaj në vendin e ngjarjes kanë ardhur njësia e zjarrfikësve nga Velesi. /Telegrafi/

Exit mobile version