Telegrafi

Zbulohen detajet e Sony Xperia C6

Kohët e fundit në internet janë shfaqur disa pamje të modelit të supozuar nga Sony  – Xperia C6, një modeli të fabletit masiv me ekranin prej 6-inç, i cili është parë nga të gjitha këndet.

Pajisja thuhet se do të ketë korniza shumë të vogla, si dhe një kamerë frontale me ndriçues.

Xperia C6 pritet të lansohet me një processor të MediaTek me mbështetje për dual-SIM.

Raporti sugjeron se kjo është aktualisht në fazën e testimit, por nuk ka asnjë garanci se ky model do të lansohet së shpejti – kjo mund të jetë vetëm një pajisje prototip pa të ardhme, nuk dihet ende.

Thashethemet e mëparshme kanë sugjeruar se Sony do të nisë modelin e ri në Kongresin Botëror Mobil 2016 në shkurt, por kjo nuk ndodhi.