int(1) Zbulohen detajet e LG Optimus 3D 2 - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Zbulohen detajet e LG Optimus 3D 2

Modeli i ri i telefonit të LG’së pritet të kodohet me emrin CX2, ndërsa i njëjti thuhet se do të ketë karakteristika më të reja se gjenerata e parë e telefonit, LG Optimus 3D.

LG Optimus 3D 2 thuhet se do të përfshijë procesorin prej dy bërthamash, me kapacitet prej 1.2GHz, ekranin e ndjeshëm WVGA me 4.3 inç, njësoj sikurse edhe versioni i parë i këtij telefoni.

Ndërsa pritet që ndërfaqja e këtij telefoni të jetë e bazuar në teknologjinë NOVA të LG-së, për kthjelltësi të përmirësuar, LG Optimus 3D 2 posedon dy kamera me 5 mega-piksel, në të dy anët.

Karakteristikat tjera të LG Optimus 3D 2 përfshijnë edhe 8GB hapësirë të brendshme, WiFi, Bluetooth 3.0, DLNA, dhe HSPA, ndërsa detajet tjera pritet të zbulohen muajin e ardhshëm, kur edhe do të lansohet zyrtarisht ky model i telefonit të LG. / Telegrafi /
 

Exit mobile version