Manchester United është shumë pranë të bëjë një nga transferimet më të mëdha në afatin kalimtar veror.
Matthijs De Ligt ka rënë dakord për kushtet personale me Manchester United, siç kanë sugjeruar tashmë mediat më të mëdha në Ishull.
Djajtë e Kuq ende nuk kanë arritur një marrëveshje të plotë me Bayern Munich, por negociatat po vazhdojnë.
Sipas reporterit të besueshëm Nick Semeraro, De Ligt do të fitojë 170,000 funte (202 mijë euro) në javë, që e bën atë të dytin në listën e lojtarëve më të paguar në klub.
Ai pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare në Old Trafford dhe të ribashkohet me Erik ten Hag për herë të parë që nga ditët e tyre në Ajax.
Bayern thuhet se është afër një marrëveshjeje me Man United, me diskutime kryesisht për strukturën e pagesave derisa Djajtë e Kuq pritet të paguajnë rreth 70 milionë euro për transferimin e tij. /Telegrafi/