Mino Raiola dy ditë më parë doli dhe foli për të ardhmen e mbrojtësit Matthijs De Ligt.
Deklarata e agjentit të famshëm italo-holandez bëri bujë të madhe, teksa për të foli edhe trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri.
Por deri tek ajo deklaratë erdhi pasi Raiola i di detajet e kontratës që ka nënshkruar holandezi me Zonjën e Vjetër.
tani është zbuluar se De Ligt ka një klauzolë largimi nga Juventusi, klauzolë që futet në fuqi nga vitit 2022.
Ka qenë gazetari Fabrizio Romano që ka zbuluar çmimin e largimit që ka De Ligt në klauzolë.
Ajo skuadër që dëshiron transferimin e holandezit do të duhet të paguajë klauzolën e lartë të tij prej 150 milionë eurove.
Megjithatë gjiganti italian nuk është i interesuar ta shes yllin e tyre, pasi qëllimi është ta mbajnë gjatë në Allianz Stadium. /Telegrafi/