Site icon Telegrafi

Zbulohen detaje tronditëse nga abuzimi i të miturit

Nëna e të miturit, e cila bëri dhe denoncimin, tha se kjo ishte hera e katërt që djali bëhej pre e përdhunimit, ku tre herët e para autor ka qenë 16 vjeçari R.M, por denoncimi sipas saj nuk është kryer me mendimin se çështja do të zgjidhej brenda familjeve, raportoi BW.

12 vjeçari i është nënshtruar një ekspertizë mjeko-ligjore, nga ku ka rezultuar se me të miturin është abuzuar seksualisht. Menjëhere pas denoncimit, policia ka ndaluar dy të rinjt me iniciale E. D. 19 vjeç dhe R. M. 16 vjeç, të dy nga fshati Bitinckë.

12 vjeçari ndodhet në një gjendje të rëndë psikologjike dhe është nën kujdesin e nje psikologeje.

I mituri jeton me nënën dhe 4 fëmijë të tjerë, dy vëllezër dhe dy motra, pas vdekjes së babait të tyre 9 vite më parë./Telegrafi/
 

Exit mobile version