Shkencëtari iranian i cili njëherit ishte në krye të programit bërthamor, Mohsen Fakhrizadeh, është vrarë në nëntor të vitit të kaluar me një armë automatike që peshon njëmijë kilogramë dhe që ishte “kontrabanduar” në Iran, duke e futur në copa (të çmontuar), ka njoftuar sot e përditshmja izraelite Jewish Chronicle.
Shtetet e Bashkuara nuk ishin të përfshira në vrasjen që ka mundur ta “zmbraps” programin bërthamore të Iranit, thuhet në një raport, transmeton Telegrafi.
Izraeli shumë herë kishte paralajmëruar se do të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm që të parandalojë Iranin të armatoset me armë bërthamore.
Fakhrizadeh është vrarë në rrugë në afërsi të Teheranit gjatë 27 nëntorit, kurse Izraeli akuzohet për vrasjen e realizuar nga agjentë izraelitë dhe disa iranianë.
Ata kishin përcjellë Fakhrizadeh për më shumë se tetë muaj para vrasje dhe ishin në terren kur ndodhi, duke përdorur një armë të veçantë nga distanca.
Ai është goditur nga 13 plumba dhe një armë shumë precize e cila nuk e ka goditur gruan e tij e as 12 truprojat e tij. Arma ishte vendosur në një veturë të markës Nissan që pas vrasjes ka shpërthyer për të zhdukur gjurmët e dëshmitë. /Telegrafi/