Telegrafi

Zbulohen detaje të reja për OnePlus 2

Disa prej këtyre informatave kanë dalur edhe nga vet kompania. Së fundmi janë zbuluar edhe detaje të reja të harduerit dhe performancës që do ta ofrojë për përdoruesit e saj OnePlus 2.

Sipas mediave të shumta thuhet se OnePlus 2 do të ketë ekran me 5.5 inç dhe 1080p.

Raportet bëjnë të ditur se pajisja e re do të ketë bateri me 3300 mAh, kamerë për foto dhe video prej 16 megapiksel, dhe kamerë frontale prej 5 megapiksel.

Më herët, kompania kineze ka zbuluar zyrtarisht se OnePlus 2 do të fuqizohet nga procesori Qualcomm Snapdragon 810, RAM memoria prej 4GB dhe skaneri për gisht.

Çmimi i pajisjes thuhet se të jetë rreth 450 dollarë. (Telegrafi)