Telegrafi

Zbulohen detaje të reja për Galaxy S7

Por është me rëndësi të përqëndrohemi në pjesën e ekranit me 5.7”, pasi është thënë se Samsung do të mund të lansojë modelin e Galaxy S7 në dy madhësi të ndryshme.

Rrjedhja e kaluar online sugjeroi për një version të këtij modeli me 5.5”, edhe pse më pas disa burime pohuan se gjiganti korean do të rrijë me madhësinë tradicionale prej 5.7”.

Më pas është thënë edhe se kompania mund të prezantojë tri modele të ndryshme të S7 me ekranet prej 5.1, 5.5 dhe 5.7”.

Njëri prej modeleve të pritura dhe të përfolura është ai i Galaxy S7 me ekran të rregullt me 5.1-inç, dhe tjetri S7 Edge me një ekran që është 0.6 inç më i madh.

Informacionet tjera të konfirmuara gjithashtu listojnë edhe karakteristikat tjera sikurse 4GB RAM, rezolucionin e ekranit Quad HD, një sensor për gjurmë gishtash, dhe Snapdragon 820 CPU.