Dyshja e njohur Ledri Vula dhe Sara Hoxha prej muajsh janë kryefjalë në media rozë.
Pas një lidhje disavjeçare dhe ardhjes në jetë të vajzës së tyre Poem Blu, ish-çifti u tha se i kanë ndarë rrugët.
Ndarja e tyre javë më parë u konfirmua edhe nga menaxheri i reperit, Faton Shoshi, i cili në një intervistë të fundit me ‘Prive’ ka zbuluar detaje të tjera.
Ai tha se ndonëse janë të ndarë, Ledri dhe Sara kanë ruajtur raporte të mira me njëri-tjetri, duke mos e mohuar edhe një mundësi ribashkimi.
“Ledri nuk bën gjëra për show, si çdo fillim ka mbarim, nuk do të thotë se është mbarim i përhershëm dhe kur të bashkohesh që të jetë i përjetshëm, në një periudhë nuk gjen një gjuhë të përbashkët dhe është krejt normale, edhe për ata të dy është shumë normale, por kështu është jeta, kanë raporte shumë të mira, armiq nuk janë, mund të ribashkohen ose edhe të prishen edhe më keq, nuk dihet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, ka thënë Shoshi.
Ndërkohë, përveç kësaj, Shoshi i cili së fundmi e mori sërish në menaxhim Ledrin, pas një periudhe të gjatë që kishin shkëputur raportet, tha se reperi është duke punuar intensivisht edhe për projekte të reja.
“Deri në fund të vitit do të ketë edhe tre projekte të tjera minimum, do të ketë bashkëpunime shumë të mira që do vijnë para Vitit të Ri dhe disa të tjera pas Vitit të Ri”, tha tutje menaxheri i artistit.
Ndryshe, mes raportimeve për ndarje nga Sara, Ledri solli këngën e re “Paranormal”, teksa aktualisht ndodhet në një turne me koncerte në Amerikë. /Telegrafi/