Prezantuesja dhe influencerja suedeze, Julia Franzen ka folur për detajet e festës së organizuar nga Kylian Mbappe në Suedi.
Francezi akuzohet për përdhunim, gjë që u konfirmua edhe nga prokuroria e shtetit në Stokholm, dhe gjithçka ndodhi të enjten e kaluar kur ai organizoi një festë me miqtë e tij në klubin V, pas së cilës shkoi në hotelin Banka, ku dyshohet se përdhunimi ndodhi.
Mbappe dyshohet se ka marrë pjesë në festa private në një klub nate ku mysafirëve iu kërkua të vendosnin celularët e tyre në një zarf të vendosur jashtë klubit.
Influencerja pohon se tashmë ka qenë në festa të ngjashme me futbollistin e Realit, e kështu ka qenë edhe në vitin 2018 kur ishte e ftuar në një festë me Mbappen dhe kombëtaren franceze në Torino.
“Vetëm femrat që duken bukur ishin të ftuara në festa, ne të gjithë duhej t’i vendosnim telefonat në një zarf që ishte para hyrjes së klubit”, zbuloi Franzenova.
Ajo punon si prezantuese dhe influencere televizive, dhe siç raporton Expressen, Mbappe mori me qira një dhomë në Stokholm ku priti 30 të ftuar – kryesisht femra, dhe ai mohoi akuzat për përdhunim. /Telegrafi/