Site icon Telegrafi

Zbulohen detaje të iPhone të vitit të ardhshëm (Foto)

Duke marrë një raport të rrjedhur nga gjiganti financiar Barclays, MacRumors zbulon se Apple do të sjellë Touch ID për iPhone 2020 të tyre.

Dhe, në stilin tipik të Apple, do të vonohet në lexuesin e gishtërinjëve të ekranit për këtë vit, por do të sjell një hap teknologjik përtej çdo gjëje që kemi përjetuar deri më tani, vitin e ardhshëm.

Barclays thekson se diferenca e madhe është se Apple ka zhvilluar një metodë për të bërë që sensori Touch ID të mbushë tërë ekranin.

Kjo do të thotë që ju do të jeni në gjendje ta zhbllokoni këtë iPhone të ri duke vendosur gjurmët e gishtit tuaj, kudo në ekran.

Ky është një hap i madh përpara, sepse lexuesit në ekran, ndryshe nga paraardhësit e tyre fizikë, nuk kanë kufizime për të drejtuar majat e gishtave tuaj dhe zonat e vogla të zbulimit të tyre i bëjnë ata më pak intuitiv për t’u përdorur.

Për më tepër, ne nuk duhet të habitemi në këtë zbulim. Që nga dhjetori, Apple ka paraqitur jo më pak se pesë patenta për ekranin Touch ID.

Përveç kësaj, Barclays thekson se iPhone 2020 i Apple do të vijë me 5G dhe një sistem të ri të ndjeshëm 3D të kamerave të pasme që pritej në iPhone 11, por humbi shansin.

Barclays shton se të gjithë iPhone 2020 do të kenë ekrane OLED. /Telegrafi/

 

Exit mobile version