Telegrafi

Zbulohen detaje të emisionit më të ri nën drejtimin e Marina Vjollcës!

Duket se pritjes i ka ardhur fundi dhe emisioni i Marina Vjollcës në Tv Klan është gati! Për Blitz.al, burime tregojnë se gjithçka do të nisë në datën 22 tetor në ekranin e televizionit Klan.

E nëse jeni kurreshtar se çfarë do të ndodhë më poshtë do ta keni të gjithë informacionin e nevojshëm.

Emisioni do të na shoqërojë për 11 javë rresht ku në çdo natë do të ketë një çift fitues. Çiftet do të jenë të përbëra nga një këngëtar/e profesionist/e dhe një personazh tjetër nga bota e politikës ose showbizit që nuk ka aspak lidhje me këngën.

Suksesi do të jetë nëse personat që do të vihen në çift do të arrijnë të këndojnë ‘live’ aq mirë sa të mos dallojë profesionisti nga amatori në këngë.

Të njëjtat burime theksojnë për Blitz.al se gjithashtu do të ketë një juri prej 4 anëtarësh që do të nxjerrin dhe çiftin fitues të mbrëmjes, pra duetin më të mirë.

Burime pranë produksionit të “C’est la vie” kanë zbuluar ekskluzivisht për Blitz.al se çiftet të cilët do të shohim të garojnë çdo javë me njëri tjetrin do të jenë: Jona Spahiu dhe Ylli Limani, Jonida Vokshi dhe Offkestra, Skerdi Faria dhe Big Mamma, Erisa Xhixho dhe Erik Lloshi, Ori Kuçi dhe Anxhela Peristeri, Altin Goci dhe Kristi Karkanaqe, Era Rusi dhe Ervin Bejleri, Inis Gjoni dhe Alar Band.

Besojmë se me të gjithë këta emra shumë të njohur dhe njëkohësisht me shumë ndjekës si në rrjete sociale ashtu edhe në ndikiminqë kanë në publik, me siguri ky sezon rezervon shumë surpriza dhe mbetet për tu parë se cili çift do të mund të këndojë më mirë.