Chevrolet Camaro Z/28 është spiunuar gjatë testimeve në Amerikë.
Modeli që pritet të bashkohet me ZL1 Coupe dhe modelin kabrio, gjenerata e ardhshme Z/28 duket se ka trup shumë më agresiv.
Fotografitë nga spiunimi nuk tregojnë shumë dallime nga modeli i kaluar, përpos anësorëve më të gjerë.
Sa i përket motorit, akoma nuk janë konfirmuar detajet, por pritet që ai të vijë me motor 3.6-litërsh biturbo V6.