Telegrafi

Zbulohen detaje për Samsung Illusion

Tani, me njoftimet e fundit thuhet se Samsung Illusion do të “zbarkojë” në Verizon Wireless, ndërsa sipas Android Central tashmë janë zbuluar edhe disa detaje tjera për këtë model.

Samsung Illusion posedon ekran të ndjeshëm në prekje me 3.5 inç, rezolucion 480 x 320 piksel, Android 2.3 Gingerbread, procesor 1GHz  Hummingbird si dhe 512MB RAM.

Karakteristikat tjera të Samsung Illusion përfshijnë edhe kamerën me 3 mega-piksel, ndërsa pritet që ky model në Verizon të shitet për jo më shumë se 100 dollarë, pas nënshkrimit të një kontrate me operatorin mobil. / Telegrafi /