Lautaro Martinez do t’i qëndroj besnik Interit dhe largimii i tij nga Giuseppe Meazza nuk bëhet fjalë.
Sulmuesi argjentinas tani është bërë kapiteni i parë i Neroazzurëve dhe qëndrimi i tij në skuadrën zikaltërt është mëse i sigurt.
26-vjeçari ka kontratë me Interin deri në verën e vitit 2026, por ajo do të vazhdohet deri më 2028 ku për Lautaron do të ketë edhe rritje të pagës.
Në muajt e ardhshëm shkruan ‘Il Giornale’, pritet që të ketë një zgjatje të kontratës, që lidh Lautaro Martinez me skuadrën e Interit.
Sipas gazetës italiane, vjeshta do të jetë momenti i duhur për të zgjatur martesën mes sulmuesit dhe klubit zikaltër, që synon që të rrisë ndjeshëm pagën e kapitenit të ri, që është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.
Palët po punojnë për një zgjatje të kontratës së argjentinasit deri në vitin 2028 dhe paga e lojtarit do të jetë 7.5 milionë euro plus bonuse në marrëveshjen e re. /Telegrafi/