Site icon Telegrafi

Zbulohen detaje nga kontrata e Contes me Interin

Antonio Conte thuhet se ka rënë dakord për një kontratë trevjeçare për të marrë detyrë e trajnerit te Interi, në vlerë prej nëntë milion eurove në sezon.

Sipas gazetës La Repubblica, ish-trajneri i Juventusit, Italisë dhe Chelseat është gati të zëvendësojë Luciano Spallettin në stolin e Nerazzurëve.

Presidenti Steven Zhang i ka dhënë dritën jeshile drejtorit Beppe Marotta që të finalizojë detajet.

Lexo po ashtu Tuttosport: Conte arrin marrëveshje trevjeçare me Interin   

E gjithë kjo pasi Nerazzurrët duan të nxitohen për të mundur konkurrencën nga Roma, Milani dhe Juventusi.

Antonio Conte (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Vetëm në rast se Paris Saint-Germain ose Barcelona vendosin të hyjnë në garë, mund të ketë probleme zyrtarizimi.

Megjithatë, klubi nga Giuseppe Meazza është i etur për të marrë Conten dhe tashmë marrëveshja duke e mbyllur. /Telegrafi/

Exit mobile version