Site icon Telegrafi

Zbulohen detaje nga arrestimi i Hudson-Odoit: Ylli i Chelseat dyshohet se ka përdhunuar një modele në banesën e tij në Battersea

Callum Hudson-Odoi është arrestuar në mëngjesin e ditës së diel të fundjavës që shkoi, derisa një modele që kishte ftuar në shtëpinë e tij, është dërguar në spital.

Policia e Londrës kishte shkuar në banesën e anëtarit të Chelseat, pasi kishin pranuar një thirrje nga një grua. Një ambulancë po ashtu ishin në vendin e ngjarjes.

19-vjeçari ishte arrestuar nga policia, derisa një burim i afërt ka bërë të ditur se lojtari ka refuzuar akuzën për përdhunimin e modeles që e kishte njoftuar në internet.

“Polica dhe ambulanca në Londër janë telefonuar në ora 3:53 të mëngjesit të 17 majit, pasi raportohej për një gjendje të keqe të një gruaje”, thuhet në raportin e policisë.

“Kur emergjenca kishte arritur në vendin e ngjarjes, gruaja ka thënë se ajo ishte përdhunua, Ajo është dërguar menjëherë në spital”.

Lexo po ashtu Arrestohet Hudson-Odoi nga policia e Londrës - ylli i Chelseat kishte thyer rregullat e lëvizjes me modelen që e kishte njoftuar në internet

“Një person është arrestuar në vendin e ngjarjes mbi dyshimin e përdhunimit. Ai është liruar me kusht, në mënyrë që të paraqitet në mesin e muajit maj sërish”, thuhet më tej në raport.

Nëse Hudson-Odoi shpallet fajtor, atëherë karriera e tij do të përfundonte dhe mund të vuajë disa vite burgim. /Telegrafi/

Exit mobile version