Site icon Telegrafi

Zbulohen detaje në lidhje me iPhone SE, i cili vjen në fillim të vitit 2025

Apple po përgatitet të lansojë iPhone SE në fillim të vitit 2025.

Thashethemet vijnë vetëm disa ditë pasi Mark Gurman nga Bloomberg zbuloi kornizën kohore.

Por informacioni i ri shtoi më shumë detaje rreth specifikave dhe veçorive, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Sipas burimeve që folën me 9to5Mac, iPhone SE i katërt do të ketë një pamje moderne në pjesën e përparme, të ngjashme me një iPhone 14.

Pjesa e përparme do të ketë një panel OLED 6.1″ me rezolucion 2531 x 1170 px, ndërsa anët do të jenë të sheshta.

Meqenëse Touch ID po largohet, e vetmja veçori e vërtetimit biometrik do të mbetet Face ID.

Sjellja e çipit Apple A18 do të thotë që iPhone SE (2025) duhet të marrë Apple Intelligence.

Apple lansoi iPhone SE (2022) për 429 dollarë, por versioni i vitit 2025 pritet të fillojë nga 459 dollarë ose 499 dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version