Telegrafi

Zbulohen bursistët e vitit 2016

Distrita Krasniqi, Flaka Loxha (xhudo), Donjeta Sadiku, Patriot Behrami (boks), Drilon Syla (mundje), Valentin Sadiku, Erudit Rysha (atletikë), Luan Haliti (çiklizëm), Blendon Luta (pingpong) dhe Medina Surdolli (not – paraolimpik), janë dhjetë Shpresat Olimpike dhe Paralimpike që janë përzgjedhur nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) si përfitues të burës nga shteti për vitin 2016.

Listën prej dhjetë sportistëve, që e ka siguruar gazeta koha ditore, është hartuar më 28 janar, por ende nuk është caktuar se kur do t’u ndahen mjetet, shkruan sot Koha Ditore. Në Departamentin e Sportit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit thonë se janë në proces.

“Duke u bazuar në rezultatet e sportistëve të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës më datën 28.1.2016, unanimisht përzgjodhi 10 sportistët Shpresa Olimpike për 12 muaj të vitit 2016 në vlerë 150 euro”, thuhet në vendimin e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut dorëzuar MKRS-së.