Dani Alves vazhdon të qëndrojë në një burg të Barcelonës ndërsa çështja e tij për sulm seksual vazhdon të ecë përpara.
Ish-lojtari i Barcelonës dhe Sevillas është aktualisht në burg pas akuzave në lidhje me një incident më 30 dhjetor në klubin e natës të Barcelonës, Sutton.
Braziliani duket se do të qëndrojë në burg për një të ardhme të parashikueshme, me kërkesën e tij për lirim me kusht që duket se nuk ka gjasa të aprovohet nga kryetari i trupit gjykues.
Financat e Alves po pakësohen nga dita në ditë dhe mund të jenë më keq nëse ish-klubi Pumas fiton rastin e tyre për t’u dhënë 4.5 milionë euro nga ish-punonjësi i tyre.
Një raport i ri nga El Confidencial, ka detajuar problemet monetare të Alves. Ata zbuluan se 39-vjeçari i detyrohet 2.25 milionë euro tatimit në Spanjë. Për më tepër, pronat e Alves në Spanjë janë vendosur nën embargo për shkak të situatës.
Pavarësisht situatës së tij, Alves është i vendosur të luftojë për lirinë e tij, por këmbëngul se do të pranojë çfarëdo që të jetë rezultati i çështjes së tij. /Telegrafi/