Kylian Mbappe është ndoshta futbollisti i vetëm në këtë Kampionat Botëror që nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat.
Sulmuesi francez ka fituar dy herë çmimin si lojtari i ndeshjes ndaj Australisë dhe Danimarkës, por në asnjërin rast nuk është prononcuar për mediat, edhe pse një gjë e tillë është kusht nga FIFA.
Megjithatë shtëpia më e madhe e futbollit botëror ka gjobitur në të dyja rastet Mbappen, gjobë që është paguar nga Federata e Futbollit të Francës.
Arsyeja kryesore e këtij vendimi të Mbappes është shmangia e pyetjeve rreth së ardhmes së tij, por jo e vetmja.
Por kjo nuk është arsyeja e vetme, pasi Mbappe nuk dëshiron që figura e tij të jetë pranë birrës ‘Budweiser’ e që kjo është sponsor kryesor i Botërorit ‘Katar 2022’.
Anëtari i PSG-së dhe Përfaqësuese së Francës ka një tjetër arsyeje që fsheh emrin e birrës ‘Budweiser’ gjatë fotografive që bën me çmimin si lojtar i ndeshjes në Kupën e Botës.
Kjo është një politikë e drejtave të imazhit nga francezi, pasi Mbappe nuk reklamon markat e ushqimeve të padëshiruara, bastet sportive dhe pijeve alkoolike.
Edhe në momentin kur ai ka bërë fotografi me çmimet e marra, nuk e ka bërë ku shihet emri i sponsorit.
Gjithsesi për një gjë të tillë francezi po merr gjoba nga FIFA, por gjobat i ka marrë përsipër për t’i paguar FF së Francës. /Telegrafi/