Policia në raportin 24 orësh njofton se sekuestroi dy armë por edhe fishekë dhe mjete për pastrimin e armëvë në Dumosh të Podujevës.
“Janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, një pistoletë me tre karikatorë dhe 40 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një gëzhojë dhe dy brusha metalike për pastrim të armëve”, tregohet në raport.
Armët, sipas policisë, u gjetën kur u kontrollua shtëpia e një personi në Dumosh.
Policia bën me dije se nuk ka të arrestuar në lidhje me gjetjen e këtyre armëve, ndërsa rasti është regjistruar si armëmbajtje pa leje.