Telegrafi

Zbulohen armë dhe municione në një shtëpi në Haraçinë

Pushkë automatike, pistoletë dhe municion u zbuluan në një shtëpi në Haraçinë. Është arrestuar një person, dhe ndaj tij është ngritur akuzë për prodhim, mbajtje pa leje, ndërmjetësim dhe trafikim të paautorizuar të armëve.

Sipas Prokurorisë së Shkupit, 21-vjeçari i dyshuar mbante në mënyrë të paligjshme armë dhe municion në shtëpinë e tij në Haraçinë – një pistoletë GLOK 19 me 63 plumba, si dhe një armë automatike Mpi-KM me 29 plumba.

Personi posedonte armën pa licencë, ndërsa pushka automatike është një armë që është e ndaluar me ligj për qytetarët. Armët dhe municionet u gjetën sot gjatë një kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit.

Prokurori publik kompetent paraqiti një propozim në Gjykatën Themelore Penale Shkup që të dyshuarit ti caktohet masa e paraburgimit./Telegrafi/