Site icon Telegrafi

Zbulohen armë dhe lëndë narkotike në Shkup

Gjatë një aksioni policor në Butel të Shkupit janë zbuluar pushkë automatike, pistoleta dhe lëndë narkotike.

Gjatë një kontrolli në rrethinë, në një bunker të posaçëm janë zbuluar rreth 2.5 kilogramë heroinë.

“Byroja për Siguri Publike – Departamenti i Policisë Kriminale në koordinim me SPB-Shkup mbrëmë dhe sot me urdhër të gjykatësit paraprak nga Gjykata Themelore Shkupi-1, ndërmori masa dhe aktivitete në rrugën Alpi në Shkup dhe në bunkerët e bërë posaçërisht gjetën disa lloje të armëve, duke përfshirë tre armë automatike, një pushkë snajper, dy armë automatike, korniza municioni, një pushkë gjysmë automatike, e cila buron nga krimi i vjedhjes së rëndë nga dyqani i armëve”, thuhet në deklaratën e MMPB-së.

Janë marrë masat për zbardhjen e rastit./Telegrafi/

Exit mobile version