Site icon Telegrafi

Zbulohen 78 emigrantë në Shtip

Policia e Shtipit ka zbuluar 78 emigrantë në rrugën në ndërtim Shtip – Koçani. Zëdhënësi i SPB Shtip, Gordana Panajotova njoftoi se refugjatët janë zbuluar në mëngjes rreth orës 4 kur zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet me tabela të Shkupit.

Automjeti është drejtuar nga 46 vjeçari S.P ndërsa bashkërisht me të ka qenë edhe T.R (32), që të dy nga Velesi, të cilët nuk janë ndaluar kur i ka ndalë policia.

Pas ndalimit të automjetit janë gjetur 78 refugjatë.

Shoferi dhe personi tjetër janë arrestuar dhe për momentin ndodhen në stacion policor.

Exit mobile version