Telegrafi

Zbulohen 60 mijë struktura të lashta Maja në Guatemalë

Duke përdorur një teknologji të quajtur lidar (zbulimi me anë të dritës), hulumtuesit skanuan më shumë se 800 milje të Rezervës Biosferike Maja në Peten të Guatemalës.

Gjatë skanimit u zbuluan dhjetëra mijëra ferma, shtëpi dhe struktura mbrojtëse, së bashku me mijëra milje rrugë dhe kanale.

Zbulimi mahnitës kundërshton supozimin se qytetet Maja, ndërmjet viteve 1000 p.e.s. dhe 1500 e.s., ishin të izoluara dhe shumë pak të populluara.