Site icon Telegrafi

Zbulohen 40 emigrantë në një kamion në rrugën Shtip-Koçan

Dyzetë emigrantë nga Siria, shumica fëmijë, janë zbuluar mbrëmë në një kamion në afërsi të fshatit Ballvan i poshtëm në rrugën Shtip-Koçani, transmeton Telegrafi Maqedoni.

MPB ka njoftuar se zyrtarët policor mbrëmë rreth orës 23.30 në vendin e quajtur “Petla e Shtipit“ kanë ndaluar automjetin transportues “Mercedes“, por vozitësi nuk ka ndaluar dhe ka vazhduar në drejtim të Koçanit. Në rreth një kilometër para fshatit Ballvan i poshtëm e ka ndaluar automjetin dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

Gjatë kontrollit të kamionit janë gjetur 40 emigrantë nga Siria, të cilët janë dërguar në Stacionin policor Shtip, ndërsa gjatë ditës së sotme do të transferohen në Qendrën për pranim në Gjevgjeli.

Policia është duke i ndërmarrë masat e nevojshme për gjetjen e vozitësit dhe zbardhjen e tërësishme të rastit./Telegrafi/

 

Exit mobile version