Telegrafi

Zbulohen 2 mijë breshka, të mbyllura në kuti kartoni

Një kompani ndërkombëtare peshkimi në Shangai deklaroi importin e 8 kutive me gaforre nga Indonezia, që peshonin 221 kg. Mirëpo zyrtarët e aeroportit, pas një kontrolli, zbuluan se çfarë gjendej në këto kuti.

“Ne i hapëm kutitë, zbuluam garrofe në pjesën e sipërme dhe nën to një numër të madh breshkash. I numëruam dhe rezultuan më shumë se 2 mijë breshka” tha Vu Bin, drejtues i departamentit të kontrollit në Aeroportin Ndërkombëtar të Shangait.

Vu tha se ka nisur tashmë një hetim për këtë ngjarje dhe se breshkat janë dërguar të gjitha në një kopsht zoologjik në Shangai.

Vlera totale e breshkave, nëse do të shiteshin në treg, do të arrinte deri në 2 milionë dollarë.