Telegrafi

Zbulohen 15 emigrantë në vendkalimin kufitar ‘Bogorodicë’

Doganierët dje në një kamionë vendkalimin kufitar “Bogorodicë” kanë gjetur 15 emigrantë ilegalë nga Afganistani prej të cilëve pesë prej tyre kanë qenë fëmijë.

“Në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”, në terminalin doganor, dje në ora 12:00, doganierët në kamionin “volvo’ me tabela të Shkupit, e drejtuar nga V.S (47), kanë gjetur 15 emigrantë ilegal nga Afganistani, prej të cilëve pesë janë fëmijë”, thonë nga MPB.

Siç njoftojnë nga policia, emigrantët do të dërgohen në Qendrën transitore për procedurë të mëtejshme dhe se po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit./Telegrafi/