Site icon Telegrafi

Zbulohen 142 imigrantë në rrugën “Gjevgjeli-Shkup

Në orët e para të mëngjesit të 10 qershorit, në autostradën Gjevgjeli – Shkup, një patrullë policie ka vërejtur një kamion “Man”, me targa bullgar, me një rimorkio me regjistrim maqedonas, duke lëvizur me shpejtësi të madhe.

Shoferi i kamionit fillimisht nuk u ndal dhe u drejtua për në rrugën e vjetër nga fshati Miletkovë për në fshatin Gabrovë, ku dhe pastaj është ndalur.

Gjatë kontrollit të automjetit janë zbuluar 142 imigranti. Ata janë arrestuar në stacionin policorë në vendkalimin kufitar në Bogorodic.

Është bërë hetim në vendin e ngjarjes, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të ngirtet padi penale./Telegrafi/

Exit mobile version