Në rrugën lokale Kavadar-Konopishtë dje në ora 09:10 nëpunës policorë në automjetin motorik ‘Renault’ me targa të Shkupit kanë gjetur 12 emigrantë ilegalë nga Siria, nga të cilët katër të moshuar dhe tetë fëmijë minorenë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
MPB sot kumtoi se emigrantët janë arrestuar, gjashtë prej tyre do të mbahen në Qendrën e pranimit për të huaj, ndërsa të tjerët do të kthehen prapa në Greqi.
‘Shoferi, pasi që nuk ka ndaluar në shenjë e caktuar, ka vazhduar me lëvizje dhe pas një kohe të shkurtër ka ndaluar, e ka lënë automjetin dhe ka arritur të ikë. Ndërmerren masa për gjetjen e shoferit të automjetit’, sqarohet në kumtesë. /Telegrafi/