Barcelona hyri në një epokë të re të guximshme nën ish-mesfushorin e tyre legjendar Xavin, i cili zëvendësoi Ronald Koeman si trajner kryesor në nëntor 2021.
43-vjeçari, i cili fitoi përvojë menaxheriale me Al Sadd përpara se të përfundonte një rikthim emocional në Camp Nou, bëri një fillim mbresëlënës me konferencën e tij të parë për shtyp.
Xavi ishte shumë i vetëdijshëm për madhësinë e sfidës me të cilën përballej në Barça, por ai kurrë nuk do ta refuzonte mundësinë për të menaxhuar klubin e zemrës së tij.
Fituesi i Kupës së Botës mori drejtimin kur Barcelona gjendej në vendin e nëntë në La Liga. Në fund të sezonit të tij të parë, klubi katalanas përfundoi i dyti në tabelë pas rivalëve- Real Madridit.
Dhe më 14 maj të këtij biti, afërsisht 18 muaj pasi mori drejtimin e skuadrës, Xavi e udhëhoqi Barçën drejt titullit të parë të La Ligës që nga viti 2019 në sezonin e tij të parë të plotë në krye.
Çfarë rregullash vendosi Xavi në Barcelonë?
Xavi kishte vetëm disa ditë në rolin e tij të ri kur, sipas gazetës spanjolle AS, ai vendosi 10 rregulla që të gjithë në klub duhet t’u përmbahen në çdo kohë.
1) Lojtarët duhet të vijnë 90 minuta para fillimit të stërvitjes
2) Stafi duhet të mbërrijë dy orë përpara fillimit të stërvitjeve
3) Lojtarët duhet të hanë ushqim në terrenin stërvitor të klubit
4) Gjobat janë kthyer
5) Gjobat do të dyfishohen çdo herë për të njëjtën shkelje
6) Lojtarët duhet të jenë në shtëpi para mesnatës dy ditë para ndeshjes
7) Lojtarët duhet të japin gjithçka në stërvitje
8) Aktivitetet e lojtarëve jashtë fushës do të monitorohen
9) Veprimtaritë ‘të rrezikshme’ nuk janë më të pranueshme
10) Një imazh i mirë është thelbësor. /Telegrafi/